Fibrat adekuatë dietalë mund të kenë një efekt pozitiv për rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Më saktësisht, konsumimi i 25 gramë manaferrave të pasura me fibra në ditë për gratë dhe 38 për burra mund të zvogëlojë ndjeshëm nivelin e kolesterolit.
Manaferrat janë jashtëzakonisht ushqyes; janë të pasur me vitamina, minerale dhe fibra. Kanë pak kalori, karbohidrate dhe yndyra, gjë kjo që i bën ato një prej frutave më të mira për një dietë të ekuilibruar. Ato përmbajnë vetëm 43 kalori për 100 gramë sasi. Janë të pasura me lëndë ushqyese andaj dhe janë burim i shkëlqyer i disa prej elementëve kryesorë ushqyes.
Si rezultat, ato ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve kronike.
Me disa ndryshime të thjeshta, konsumimi i sasive të mjaftueshme të fibrave nga manaferrat mund të mos jetë aq sfiduese sa duket.
Konsumimi i vetëm një filxhani me këto pemë verore në ditë e përmbush një të tretën e cakut ditor të fibrave të nevojshëm për një grua.
Fibrat dietalë, gjithashtu, ndihmojnë në humbjen e peshës, pasi që ato e krijojnë ndjesinë e të qenët të ngopur.
Fibrat e tretshme janë jashtëzakonisht efikase, pikë së pari, në uljen e nivelit të kolesterolit. Ky lloj i fibrave mund të gjendet në shumicën e pemëve, perimeve dhe drithërave integrale, ndërkaq veprojnë në tretjen e lëngjeve për ta lehtësuar jashtëqitjen.
Kur ushqimet e pasura me fibra konsumohen së bashku me ushqime që përmbajnë kolesterol, fibra e tretshëm e ndalojnë absorbimin e sasive të konsiderueshme të kolesterolit.
Fibrat e tretshëm që i përmbajnë manaferrat ndërlidhen me ujin për të krijuar një masë prej xheli te zorrët. Në këtë mënyrë, akëcili ushqim me kolesterol që tretet në të njëjtën kohë lidhet gjithashtu me xhelin. Fibrat mbase nuk janë pjesa më emocionues e një diete, por efekti i tyre është i thellë.
Kështu që konsumoni një filxhan manaferra sot dhe shtoni edhe më shumë fibra në vaktet tuaja./agroweb