Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër, nën dyshimin se kishte kërcënuar dy zyrtarë policorë.

Rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj zyrtarit policor”.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ajo ka kanosur dy zyrtarë policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.