Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga djali i saj.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Policia thotë se po e heton rastin.