Një i mitur është arrestuar dje rreth orës 9:00 të mëngjesit në fshatin Majac të Podujevës pasi që kishte publikuar një fotografi me një armë në rrjete sociale.
Sipas policisë, njësitë policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin si dhe i kanë konfiskuar një revole Zastava 8 mm dhe një karikator, njofton Llapi.info.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Llapi.info