Në qytetin e Podujevës, saktësisht në rrugën “Brigadat” rreth mesditës ka ndodhur një aksident trafiku, kur ka mbetur një person i vdekur, njofton Klan Kosova.

Si pasoj e këtij aksidenti një person ka humbur jetën, një ka marr lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë lëndime më të lehta.

Hoxha ka thënë për klankosova.tv se policia menjëherë iu është përgjigjur rastit me njësitet e saj.

Të lënduarit janë përcjell për trajtim mjekësorë kurse i pajetë i të aksidentuarit është dërguar për në autopsi.

“Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që tu përmbahen rregullave te komunikacionit rrugor, t’i respektojnë shenjat dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, sepse aksidentet me pasoja vdekjeprurëse po bëhen tepër shqetësuese.”

“Poashtu PK njofton se për të gjithë shkelësit apo shkaktarët e këtyre aksidenteve masa rigoroze do të ndërmerren sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Hoxha