Janë duke vazhduar reshjet e borës me intensitet të madh në vend.
Nga këto reshje, lagjja në rrugën “Kosum Kosumi” në fshatin Gllamnik ka mbetur e bllokuar nga bora.
Sipas banorëve të cilët edhe kanë dëgjuar pamje, kanë thënë për Llapi.info se kompanitë e pastrimit në këtë pjesë nuk janë parë gjatë ditës së sotme.
Sipas tyre, kjo lagje ka mbetur e bllokuar nga bora e madhe.
Ndryshe, në shumë pjesë të vendit nëpër lagje të fshatrave, banorët kanë marrë aksione për lirimin e rrugëve nga bora, pas që sipas tyre, kompania e kontraktuar nuk po e bënë.
Kujtojmë, zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, për Llapi.info e ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në Podujevë është vështirësuar.
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës, është vështirësuar qarkullimi në rrugët e qytetit dhe fshatrave të komunës së Podujevës. Ekipet e kompanisë së kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, me makinerinë për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, vazhdimisht janë në teren, për të mbajtur rrugët të hapura për qarkullim. Mirëpo, reshjet e vazhdueshme të borës po pamundësojnë mbajtjen e rrugëve të pastruara”, ka thënë Elezi./Llapi.info