Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje në tentativë dhe dhunë në familje.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“I pandehuri dyshohet se me dt.27.05.2018, rreth orës 17.00, në banesën e tyre, në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjes verbale – fjalosje, i pandehuri B.SH me dashje tenton të privoj nga jeta duke e kapur për fyti si dhe duke e lidhur me një litar në regjionin e fytit gruan e tij tani të dëmtuarën B.SH, duke i shkaktuar lëndime trupore”

.Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit