Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 par.2 të KPRK-së, transmeton Llapi.info.
Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit H.J në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri H.J do të jetë në liri do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri H.J me datë 25.04.2020 në fshatin Reqicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshje me ankuesin S.Z dhe tre vëllezërit e tij fillimisht kishin filluar të grinden mes vete, pastaj i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit i kishte kanosur seriozisht të njëjtit, ashtu që nga brezi kishte nxjerrë një revole të llojit dhe të kalibrit të paidentifikuar, me ç` rast te të njëjtit kishte shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe të pasigurisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Llapi.info