Arijan Sijarina është një nga personat e përfshirë në përleshjen mes dy grupeve mbrëmë në lagjen Kolovica në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim të fundit, ku dhe ka publikuar foton e tij, bashkë me të dyshuarin tjetër, Fitim Doda, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave për ta.
Por, Sijarina nuk është emër i panjohur për publikun dhe organet e drejtësisë.
Në vitin 2018, Sijarina bashkë me disa persona kishin rrahur reperin Fero në lagjen Veterrnik, saktësisht në Parkingun e Albi Mall.
Madje të njëjtit në disa deklarime të tyre, atë kohë kishin thënë se “Fero nuk është baba”, duke ju referuar deklaratave të artistit lidhur me muzikën.
Më herët sonte, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë kompetente ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informative që do të ndihmonin në arrestimin e edhe dy personave të dyshuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Sipas policisë, të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.