Rreth orës 13:30 në magjistralen Podujevë-Prishtinë në afërsi të hotel “Besiana”-s janë dëgjuar të shtëna armësh me ç’rast një preson i gjinisë mashkullore ka mbetur i plagosur.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar Shefi i Qendrës Emergjente në Podujevë, Avdyl Zhushi, i cili tha se nga të shtëna armësh një personi është plagosur dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.
“Një djalë është i plagosur në këmbë, mirëpo nuk është në rrezik për jetë. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë”- tha Zhushi për Llapi.info
Llapi.info ka kontaktuar edhe me Stacionin Policorë në Podujevë për të mësuar detaje të tjera rreth këtij rasti mirëpo ata nuk kanë dhënë sqarime tjera duke thënë se do t’ju informojmë më vonë./Llapi.info