Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sibofc, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar njofton Llapi.info.
Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se nga ky aksident është lënduar një person.
“Rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sibofc, me ç’rast një person është lënduar dhe me veturë private është dërguar për tretman në Qendrën Emergjente në Podujevë”- tha Bislimi për Llapi.info.
Bislimi bëri të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se në aksident janë përfshirë një kamionë dhe një veturë.
Llapi.info ka kontaktuar edhe me Qendrën Emergjente në Podujevë, sipas të cilëve i lënduari është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK)./Llapi.info