Një person pasi ka kryer punën e tij si kamerier në një fast-food në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derisa po kthehej nga puna në shtëpi është sulmuar nga person i maskuar për t’ia marrë paratë e pazarit të ditës, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa me rastin është duke u marrë Policia.

“Rr.”Zahir Pajaziti”,Podujevë, 31.12.2018-01:55. Viktima, punëtor-kamerier në një fast food, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa po kthehej nga puna në shtëpi, një person i dyshuar dhe i pa njohur në kokë mbante një kapelë dhe një shall mbështjell për fytyrë e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pa ndriçuar me ç’rastë kishte arritur ti grabis para të gatshme të pazarit ditor, dhe të largohet në këmbë në drejtim të pa njohur. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info