Një person nga Gjilani, ka mbetur i plagosur aksidentalisht ndërsa po manovronte me një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së dielës saktësisht në lagjen ‘Zabeli i Sahit Agës’, teksa i njëjti është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spital.
Në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës ka konfiskuar pistoletë të kalibrit 6.75 mm dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.