Një person është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Arsyeja e intervistimit të tij, është rasti i sulmit terrorist në Banjska që ndodhi vitin e kaluar.

Rastin për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

”Një person me interes për intervistim e kemi sjell në Stacionin Policor në Jug”, tha Elshani.

Tutje ai konfirmoi se i njëjti pas intervistimit do të lirohet.