Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy meshkuj, raporton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Lidhur me rastin me datë 21.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K-Shqiptar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Llapi.info