Mbrëmë një person në Podujevë ka raportuar Policinë, se disa persona të panjohur kanë hedhur një shishe me benzinë në murin e gjallë të oborrit të tij, njofton Llapi.info

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“Raportohet se nga persona të panjohur është hedhur një shishe me benzinë në murin e gjallë të oborrit të cilit i është vënë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së./Llapi.info