Një person ka raportuar dje në Polici se disa të dyshuar të panjohur ia kanë djegur shtëpinë e pabanuar në fshat, njofton Llapi.info

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bashkë me shtëpi i janë djegur edhe dy hektarë fushë-pyll. Policia nuk ka bërë të ditur se në cilin fshat ka ndodhur rasti.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur ia kanë djegur shtëpinë e pabanuar në fshat dhe një fushë- pyll rreth dy hektarë”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së./Llapi.info