Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Richterit e goditi Kosovën para pak minutash (01:46:05).

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte 20 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Dridhjet u ndjenë edhe në qytetet tjera të Kosovës, siç konfirmuan disa qytetarë në rrjetet sociale.