Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht aksioneve nga toka dhe ajri nuk gjenden, tani një i ri australian, është zhdukur.

Ai është parë për herë të fundit më 13 tetor dhe ka patur si destinacion Thethin.

Ashtu si dy të parët, edhe turisti australian ka qenë i vetëm.

Aventurat e të huajve në Alpet e veriut, kanë prodhuar një bilanc të rëndë aksidentesh me të plagosur, të vrarë e të zhdukur.