Në Mynih të Gjermanisë një veturë ka përplasur një grup personash. Raportohet për të paktën 15 të plagosur. Ambulancat ndodhen në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është arrestuar. Incidenti ndodhi në një tubim të organizuar nga sindikata gjermane Verdi, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Detaje të tjera nuk dihen ende. Sipas një dëshmitari okular makina është përplasur qëllimisht në grupin e njerëzve. /Reporteri.net/