Njëri nga pesë personat e lënduar nga aksidenti i trafikut, i ndodhur pasditen e kësaj të diele në Lluzhan të Podujevës, është akoma në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjendjen e rëndë shëndetësore të të aksidentuarit, e ka konfirmuar për klankosova.tv, Zëdhënësi për media i QKUK-së, Shpend Fazliu, ndërsa ka thënë se stafi shëndetësor është dyke kryer të gjitha ekzaminimet diagnostike.
”Gjendja e vozitësit të automjetit sipas mjekëve kujdestarë është e rëndë dhe mjekët e infermierët po bëjnë maksimumin e mundshëm për të ofruar ndihmë shëndetësore”.
I njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sikurse dhe katër të lënduarit e tjerë, dy prej të cilëve janë fëmijë, njofton Klan Kosova.
”Katër personat e tjerë, dy prej tyre fëmijë po ashtu kanë lëndime dhe thyerje të ndryshme si pasojë e aksidentit. Stafi shëndetësorë është duke kryer ekzaminimet diagnostike, përfshirë CT dhe analizat tjera të nevojshme” ka thënë Fazliu.