Është fundi i korrikut të vitit 2017. Në Rottach-Egern, një qytet i qetë me liqen, 35 milje larg Munihut, skuadra e Liverpoolit po përgatitet për sezonin e ri, duke bërë  me tre seanca ndëshkuese në ditë.

Jurgen Klopp e njeh mirë këtë pjesë dhe po punon shumë për një sezon të fuqishëm.

Lojtarët janë duke u njoftuar. Andrew Robertson këndon një të lehtë ‘Sweet Caroline’, por Mohamed Salah, i sapo ardhur për më shumë se 40 milionë euro, zgjedh një këngë arabe.

Askush nuk kupton asnjë fjalë nga ajo që Salah po këndon, por te vargu i fundit, Salah jep një buzëqeshje dhe merr brohoritje të zhurmshme të skuadrës. Ekspert i karaokës.

Që nga ajo ditë kjo buzëqeshje i ka përcjellë bashkëlojtarët, por edhe brohoritjet e tyre e kanë përcjell Salahun.

Vepra e tij kulmoi të martën në mbrëmje, ku shënoi dy herë dhe asistoi dy herë kundër Romës.

“Ai po bëhet superstar”, thotë mbrojtësi i Liverpoolit,  Dejan Lovren.

“Njerëzit duhet të flasin për të dhe për Topin e Artë. Njerëzit flasin për Messin dhe Ronaldon, por ata duhet të flasin për Salahun”.

Kjo nuk është një deklaratë e bërë në efekt. Lovren dh ai mund të jenë miq, por fjalët e tij reflektojnë nivelet që ai i ka ngjitur.

Ai është tani në krye të listës, si mbret i futbollit. 25-vjeçari është një ikonë kombëtare pasi golit që shënoi dhe e dërgoi Egjiptin në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1990.

Salah u rrit në Nagrig, një fshat bujqësor që ndodhet midis Aleksandrisë dhe Kajros, ku familja e tij e ngushtë ia mësuan atij vlerat e respektit dhe disiplinës.

Ai është një mysliman i devotshëm dhe ka jetuar një jetë të thjeshtë në Egjipt dhe megjithëse statusi i tij ka ndryshuar, e njëjta gjë vazhdon të jetë edhe tani.

Egjiptin nuk e harron kurrë. Ai kthehet në shtëpi në fund të çdo sezoni, kryesisht për Ramazan, dhe kthehet në Nagrig për t’u takuar me miqtë e vjetër dhe ulet në një nga kafenetë që rrinte dikur para se të nisej për në Kajro, ku klubi i tij i parë ishte El Mokawloon.

Ai vazhdon të ushqehet me hummus falafel (specialitet egjiptian).

Kur të mbërrini në aeroportin e Kajros, imazhi i parë që shihni është një tablo gjigante e reklamës Salah, Aleksandria Bank, me të cilën Liverpooli ka një partneritet në Afrikë.

Ai është fytyra e Vodafone në Egjipt dhe ambasador i Uber në vendin e tij të lindjes.

I tillë është popullariteti i tij, ai mori një milion vota me shkrim për zgjedhjet presidenciale të vendit. Kur nënshkroi me Chelsean u lirua nga shërbimi ushtarak.

Ata që e njohin e shohin si djalosh të qetë dhe që bën Namaz.

Ai jeton në Cheshire me gruan e tij, Magin dhe vajzën Makka dhe pastë stërvitjes që e mban në Melwood, kthehet shpejt tek ata.

Shoku i tij i skuadrës që vuan më shumë nga ai është Trent Alexander-Arnold.

“Gjatë javës është një makth sepse jam kundër tij në stërvitje. Ndonjëherë nuk e pëlqej, të jem i sinqertë, sepse ai mi bën ato gjëra siç ja bëri edhe Romës”, thotë ai.

Në rininë e tij, ai pëlqente Zinedine Zidanen dhe Francesco Tottin dhe rritja e tij si lojtar, po e dërgon në rang me këta emra.

Forma e tij ka bërë që Liverpooli të besoj që edhe një herë do ta pushtojë Evropën.

Mohamed Salah (Getty Images)

Ai ishte magjik kundër Romës dhe tani është vetëm katër gola larg nga barazimi i rekordit të klubit i vendosur nga Ian Rush në sezonin 1983-84 me 47 gola.

Lovren beson që ai është më i mirë në botë, pse të mos fillojnë të besojnë edhe të tjerët. 43 gola deri më tani, a mjaftojnë?