Futbolli kosovar për kundër vështirësive dhe infrastrukturës së dobët po vazhdon të prodhoj futbollistë shumë premtues për të ardhmen.
I tillë është edhe futbollisti i pionierëve të shkollës së futbollit Besiana nga Podujeva, Lis Behrami.
Lisi së fundmi ka shënuar një gol nga gjuajtja e lirë që në shikim të parë duket sikur të njëjtën po e gjuan “mjeshtri” i goditjeve të lira, Andrea Pirlo.
14 vjeçari shënoi golin nga një largësi më shumë se 20 metra, duke i goditur të dy shtyllat anësore.
Video: