Nuk është e pazakontë që të dëgjosh lidhjen e fortë që njerëzit kanë me kafshët.
Gani Imeri është njëri ndër ta, i cili tash e katër vite mban në pronën e tij rreth 300 drerë.
Drerët është e vështirë ti hasësh në pyjet tona, por në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë ato janë me shumicë.
Pronari i fermës Gani Imeri, tregon për RTV Dukagjinin sfidat dhe kënaqësinë që kafshët e bukura i dhurojnë atij.
“Që katër vite kam filluar dhe janë mirë ka rriten. Kemi filluar me 40 copa, tani i kemi rreth 300 sosh. Kemi dy lloje, të kuqe dhe të murrme. Për shkak të hapësirave të pamjaftueshme për kullota, ne i ushqejmë dy herë në ditë, mëngjes e mbrëmje”, shprehet fermeri Imeri.
Njihuni me personin që kujdeset për 300 krerë drerë
Ju sjellim rrëfimin e Gani Imerit nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë, i cili mban mbi 300 krerë drerë. Ai na tregon se si lindi ideja që këta drerë ti sjellë në këtë fshat dhe sa është e vështirë për tu kujdesur për ta. Tashmë parku i këtyre drerëve është kthyer në atraksion të Dumnicës.
Publiée par RTV Dukagjini sur jeudi 14 juin 2018