📢 Njoftim për Bizneset e Podujevës

Të dashur Anëtarë dhe Pronarë të Bizneseve,

Ju njoftojmë se Shoqata e Afaristëve të Podujevës mbajti sot, me datë 01.07.2024, mbledhjen e Bordit, në të cilën u vendos që të organizohet takimi me Komunën e Podujevës, sipas ftesës nga ana e tyre, për të diskutuar lidhur me Parkun e Biznesit apo Zonën Industriale.

Në këtë takim do të diskutohet edhe parcelizimi i zonës industriale në Livadicë, ku do të ndahen 52 parcela. Gjithashtu, do të trajtohen çështje të tjera që lidhen me klimën afariste në komunën tonë.

🗓 Data: E mërkurë, 3 Korrik 2024
🕔 Ora: 19:00
📍 Vendndodhja: Salla e Komunës së Podujevës

Është shumë e rëndësishme që të jenë prezent sa më shumë përfaqësues të bizneseve të Podujevës, për të përfaqësuar sa më mirë interesat e komunitetit tonë të biznesit dhe për të marrë pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm.

Ju inkurajojmë që të merrni pjesë dhe të sillni sa më shumë biznese tjera.

Mirë se vini dhe faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,
Shoqata e Afaristëve të Podujevës