Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 26.06.2022, Komuna e Podujeves përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e dytë të dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjëve Llap dhe Dumnica në Komunën e Podujevës.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet për qëllimin e zvogëlimit të numrit të rritur të insekteve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluse e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartes janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 26.06.2022 deri me datën 29.06.2022.
Dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet me datë 26.06.2022 prej orës 20:30.
Më datën 26.06.2022 – bëhet dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol.
Më datën 27.06.2022 -dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit Podujevë dhe fshatrat Sekiraçë Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë.
Më datën 28.06.2022- dezinsektimi rreth lumit Llap, Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm.
Më datën 29.06.2022 -dezinsektimi rreth lumit , në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë.
Dezinsektimi përreth lumenjëve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:30.
Me këtë rast njoftojmë “Shoqatat e Bletarëve” dhe pronarët e bletëve se ditëve të cekura me lartë të mos i lëshojnë bletët për kullos dhe të njejtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës sipas planit të dezinsektimit të hapësirave për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre.
Nr. kontaktues për informacione:
044-221-641 044-703-087
24.06.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim