Komisioni për koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në Territorin e Komunës së Podujevës, nga data 09 qershor 2023 do të filloj me procesin e mbajtjes së tubimeve me qytetarë për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave lokale, kryetarëve të këshillave lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në Territorin e Komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Ftohen të gjithë banorët e lokaliteve në të cilat do të mbahen takimet publike për zgjedhjen e këshillave lokale të marrin pjesë dhe të ofrojnë kontributin e tyre.

Komisioni bënë thirrje që në këto tubime të kemi përfaqësim sa më të madh të gjinisë femërore në mënyrë që të kemi një proces sa më të drejtë dhe të barabartë.

Tubimi i parë publik do të mbahet të premten me date 09.06.2023, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Shefki Latifi” në Pollat.

Tubimi publik do të ketë këtë rend dite:

1. Zgjedhja e Këshillit lokal të fshatit
2. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit lokal të fshatit

 

 

 

 

/llapi.info/