Edhe pse ditë më parë komuna e Podujevës njoftoi se kompania e kontraktuar për kryerjen e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale Podujevë- Prishtinë do të filloj largimin e shtresës ekzistuese të këtij asfalti më 24 mars (e premte) në këtë segment rrugor, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot.

Në njoftimin e Komunës dërguar ditën e enjte thuhet se “ekzekutimi i punimeve në largimin e shtresës së asfaltit është planifikuar të fillojë më 24.03.2017 (e premte) nga ora 08:00 dhe do të vazhdojë çdo ditë pune deri në shtruarjen e shtresave të reja të asfaltit.”

Lexo: Që nga nesër fillon largimi i shtresës së asfaltit në segmentin rrugor Gllamnik- Podujevë

Kurse në njoftimin e bërë sot nga Ministria e Infrastrukturës thuhet se “realizimi  i këtij pozicioni ka filluar sot, ndërsa punimet planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit gusht të këtij viti. Më pas pritet fillimi i shtrirjes së shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment.”

Largimi i kësaj shtrese ka filluar sot në ora 9:00  të mëngjesit nga fillimi i trasesë në fshatin Gllamnik e deri tek hyrja e parë e qytetit të Podujevës, në një gjatësi prej 2500 metrash./Llapi.info