Një person në Podujevë ka raportuar dje policisë se, sipas tij, për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga vëllai dhe nipi i tij, njofton Llapi.info
Sipas PK-së, në vend ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali, një thikë dhe një gëzhojë e revoles me gaz.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 16.07.2018 – 14:00.Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga vëllai dhe nipi i tij meshkuj K-Shqiptarë. Në vend ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali, një thikë dhe një gëzhojë e revoles me gaz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Llapi.info