“Nuk besoj që u dorëzu”.

Kështu është përgjigjur kryetari i Leposaviqit, Lulzim hetemi, se a është dorëzuar kryeministri, Albin Kurti, “që lejoi peticionin” për shkarkimin e tij dhe tre kryetarëve tjerë në veri në vendit.

Hetemi ka thënë se duhet me qenë më këmbëngulës dhe duhet t’i rezistojmë Serbisë, duke shtuar se edhe ndërkombëtarëve ndonjëherë duhet të iu thuhet “jo”.

“Duhet me qenë pak më këmbëngulës edhe çka të lyp Serbia edhe me thonë ne jo, është e kryer punë, ne duhet me i rezistu. Pa marrë parasysh situatës edhe ndërkombëtarëve dhe miqve ndonjëherë duhet më iu thanë jo… moment ma të rrezikshëm nuk mundën me veçu diçka, 1 muaj e gjysmë kemi qenë të rrethuar prej kriminale prej Listave Serbe… Edhe inteligjenca amerikane ka qenë, edhe e Kosovës edhe njësitë e Policisë. Por, me arrestim e disa krimineleve kryesor, sidomos kur ka ndodhë Banjska për neve situa ka qenë e jashtëzakonshme ”, ka thënë Hetemi në një intervistë në RTV Dukagjini.

Kujtojmë, se peticioni i nënshkruar për inicimin e shkarkimit të kryetarit Hetemi, është dorëzuar gjatë ditës së hënë në Komunë.

Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit të viti të kaluar, dhe që nga ajo ditë për rreth 7 muaj nuk doli nga objekti i komunës.