Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është goditur me veturë nga një i dyshuar, të cilit i kishte dhënë urdhër për ndalje.

Policia njoftoi se “pjesëtari i saj derisa kishte qenë në kryerje të detyrës afër një parkingu, kishte vërejtur një veturë të dyshuar nga e cila kishin dalë tre persona të cilëve u kishin dhënë urdhër për ndalje, por dy prej tyre kishin ikur kurse njëri ishte futur në veturë dhe kishte filluar ta ngas veturën me shpejtësi mbrapa, ku si pasojë e kishte goditë viktimën-pjesëtarin e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

Si pasojë pjesëtar i Policisë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media