Pa gola është mbyllur derbi i javës së 12- të të Vala Superligës së Kosovës në mes dy rivalëve të vjetër Llapit dhe Prishtinës.
Takimi nisi mirë për mysafirët të cilët që në minutën e 3-të të rrezikuan përmes dyshes Makenda- Januzi por që portieri Avdyli largoi topin nga zona e rrezikshme me ndihmën e mbrojtësve llapjanë, shkruan Llapi.info.
Mirëpo, përgjigja e llapjanëve erdhi pas 9 minutash. Në minutën e 12-të Llapi tentoi të gjej golin por që Florim Bërbatovci goditi pranë shtyllës së majtë të portierit mysafir.
Në minutën e 36 Llapi sërish tenton përmes Bujar Idrizit, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit prishtinas, por. Pefqeli ishte në vendin e duhur duke larguar topin nga vija fatale.
Kur po luhej minuta shtesë e pjesës së parë, Llapi shkundi ujin e shiut të portës së Prishtinës, përmes Bërbatovcit i cili rroku shtyllën e mysafirëve.
Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë filloi edhe shiu në “Zahir Pajaziti”.
Prishtina dukej më kërkuese teksa Llapi mbrohej. Në minutën e 56 Debatik Curri tentoi nga goditja e lirë por muri i gjallë i bardhë e kaltërve ndali topin.
Llapi deri në minutën e 75 në pjesën e dytë nuk kishte ndonjë shans të mirë shënimi deri në momentin kur Shaqiri së pari nga distanca e pastaj Zeqiri u munduan të mposhtin Alban Muçiqin, por pa sukses.
Llapi, në fund ishte edhe më kërkues por që Prishtina nuk lejoi që të befasohej.
Me këtë rezultat Llapi grumbullon 23 pikë në vendin e katërt, 4 pikë më pak se Prishtina e cila gjendet në vendin e dytë.Llapi.info