Është përfolur se berberët në Komunën e Podujevës, kanë paralajmëruar se do t’i rritin çmimet në bazë të marrëveshjes, por këta të fundit janë tërhequr, raporton Llapi.info
Berberët për Llapi.info kanë konfirmuar se nuk do ketë ngritje të çmimeve.
Pas kësaj, AKK ka njoftuar se ndaj tyre nuk do të ketë procedura hetimore.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka njoftuar se berberët në Komunën e Podujevës janë tërhequr nga marrëveshja për ngritjen e çmimeve në mënyrë të organizuar.
“Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, çdo ndërmarrje ëshë në suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa kompromisë”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Pasi marrëveshja nuk kishtë hyrë në fuqi ende, AKK-ja nuk do të nisë procedura hetimore ndaj berberëve./Llapi.info