Mjetet për të kryer haxhin për plakun Latif Llugaliu nga fshati Surkish i Podujevës, i cili në mungesë të kushteve financiare për të kryer haxhin dhuroi tri parcela tokë, një për ndërtimin e një xhamie, një për varreza dhe një për rrugë deri tek varrezat e fshatit Surkish, u siguruan. Por pavarësisht sigurimit të mjeteve Latifi nuk mund ta kryej haxhin këtë vit, kjo pasi nuk ka vend për të, raporton Llapi.info
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu.
“Fatkeqesisht nuk ka me vende te lira per te shkuar ne haxh per bacen Latif Llugaliu I cili dite me pare dhuroi ato parcela toke per vakaf siq ju kemi njoftuar, e lusim Allahun Fuqiplote qe ti jep shendet dhe t’ia mundesoj ne vitin e ardhshem shkuarjen ne haxh baces Latif dhe ta shperblej me begatite e dynjase dhe te ahiretit per zemergjeresine dhe bujarine e tij.” ka shkruar Llugaliu, transmeton Llapi.info.
Imami Llugaliu ka falenderuar Adem Ademin, i cili ka ndihmuar në sensibilizimin e shoqërisë për këtë rast dhe dr. Ramiz Zekaj, i cili ka siguruar pagesën e shpenzimeve të haxhit për Latif Llugaliun.
Llapi.info ditë më parë kishte raportuar për rastin e Latif Llugaliut i cili në mungesë të kushteve financiare për të kryer haxhin kishte dhuruar tri parcela tokë të tij./Llapi.info