Veprimtari dhe ish ushtari i bataljonit “Atlantiku”, Uk Lushi ka reaguar ndaj disa deklaratave për UÇK-në të Shkëlzen Gashit, analisitit dhe këshilltarit të kryeministrit Kurti .
I ftuar në një emision televiziv Gashi ka deklaruar se populli i Kosovës ka ikur nga lufta dhe kishte pyetur njërin nga panelistët se pse UÇK-ja nuk mundi t’i mbrojë civilët nga masakrimi, gratë nga përdhunimet dhe poshtërimi.
Këto deklarime, ish ushtari Lushi i quajti absurde dhe naive.
“Gashi nuk ka as dijeni dhe as logjikë, prandaj bën pyetje qesharake për UÇK-në.
Shkëlzen, për 9/11 apo masakrat në Kosovë, nuk janë përgjegjëse paaftësia e Amerikës apo UÇK-së të mbrohen, por djallëzia dhe kriminaliteti i sulmuesve. Kur një palë sulmon dhe nuk merr parasysh asnjë rregull të luftës asnjë ushtri nuk mund mbron çdo qytetar. As nëse je superfuqi si Amerika” shkroi Lushi.
Tutje ai e veçoi luftën e UÇK-së si të paparë dhe heroike, duke e kritikuar për deklaratat e dhëna Gashin.
“Ti nuk je debatues. Ti je Monday-Morning Quarterback i frustruar dhe këtë nuk e di pse” perfundoi Lushi.