Një aksident trafiku mes tri veturash ka ndodhur sonte në fshatin Ramun të Pejës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 20:20, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara tri (3) vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.