Llapi ka arritur të regjistroj fitoren e radhës si mysafir i Hajvalisë me rezultat 0- 2.
Në fillim të kësaj ndeshje që të dy ekipet e kishin një baraspeshë në lojë pa raste të mira shënimi. Mirëpo nga mesi i gjysmës së pjesës së parë, Llapi filloj të marr ofanzivën drejt portës kundërshtare, shkruan Llapi.info.
Duke parë ritmin e lojës edhe ndërhyrjet ishin më të ashpra nga të dy palët. Në minutën e 33 të takimit Hajvalia detyrohet ta zëvendësoj kapitenin e saj, Gëzim Gashin, pas një lëndimi. Vendin e tij e zuri Endrit Maloku.
Pas shtatë minutash lojë edhe Llapi u detyra të bëj zëvendësimin e parë. Florim Bërbatovci i lënduar, lëshoi vendin për Getoar Dragushaën.
Edhe pas këtyre zëvendësimeve Llapi kishte lojën në dorë. Në minutën e 45’ Benjamin Emini tentoi nga zona e kundërshtarit por topi nuk preku portën e Betim Halimit.
Ky rast ishte mundësia më e mirë në gjysmën e parë të takimit.
Me të filluar pjesa e dytë e kësaj përballje u pa që Llapi ishte më këmbëngulës. Në minutën e 47 Zeqiri provon të shënoj, por fati nuk ishte në anën e tij.
Pas 50 minutash lojë erdhi edhe goli i parë për Llapin. Berat Hyseni shënon për 1 me 0 pas dëbimit të topit që bëri portieri kundërshtar.
Dominimi i Llapit vazhdoj deri në fund të ndeshjes, teksa në anën tjetër Hajvalia kërkonte barazimin duke e shtyrë shpesh herë Llapin drejt repartit defanziv.
Kur në fund po mendohej se kjo përballje po përfundonte 1 me 0, në minutën e 92- të Edon Zeqiri fiton penalti për Llapin. Në minutën 90+ 2, Benjamin Emini realizon për 2 me 0 dhe kështu Llapi kthehet në Podujevë me tri pikë të plota në këtë xhiro.
Me këtë fitore Llapi grumbullon 12 pikë./Llapi.info