Mesfushori Atdhe Grajqevci është futbollisti më i ri i klubit llapjan, njofton Llapi.info.
21-vjeçari sot ka nënshkruar kontratë për 3 vite në klubin nga Podujeva. Së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit të Drenicës. Grajqevci ka nënshkruar në ambientet e Llapit dhe është prezantuar nga trajneri Tahir Batatina.
“Atdhe Grajqevci, 21 vjeç, i lindur më 22.11.1998 në Kastriot. Është mesfushor qendre, por mund të luaj edhe si mesfushor defanziv si dhe mesfushor ofanziv. Grajqevci ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Poashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja”, ka njoftuar klubi.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Llapi ka transferuar dy lojtarë./Llapi.info