Kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu në debatin publik të mbajtur me qytetarë në vitin 2018, pati thënë se në pranverë do të nis komplet ndërtimi i ‘Bulevardit të Dëshmorëve’, njofton Llapi.info.
Veliu në këtë debat pati thënë po ashtu se do të largohen kubëzat e vendosur në rrugë. Mirëpo, një e gjë e tillë deri më tani (7 korrik), s’ka ndodhur. Zyrtarisht ndërtimi i sheshit ende s’ka filluar, e po ashtu as kubëzat në rrugë nuk janë larguar që u vendosen pas prerjes së asfaltit për t’u vendosur gypat.
LEXO EDHE: Agim Veliu: Kubëzat në rrugën e Podujevës do të qëndrojnë deri në pranverë
Veliu pati thënë se vendosja e kubëzave në dy anë të rrugës së qendrës “Zahir Pajaziti” ishte bërë përkohshëm për të mos shpenzuar në asfalt.
“…Përdorimi i kubëzave në rrugën kryesore të Podujevës, “Zahir Pajaziti”, është bërë me qëllim që të mos harxhojmë buxhet duke e shtruar me asfalt, por është bërë me kubëza përkohësisht deri në pranverë kur edhe pritet të bëhet hapja e tërësishme e sheshit”, pati thënë Veliu.
Tani janë duke u zhvilluar punimet në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”, ku do të bëhet me tri korsi, projekt ky i cili i paraprinë ndërtimit të sheshit./Llapi.info