Vendimi për hapjen e shëtitores nga ora 18:00 deri në orën 00:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë nuk po respektohet. Kjo pasi, vetura të shumta shihen të lëvizin lirshëm në këtë pjesë gjatë këtij orari.

Një lexues i portalit llapi.info ka bërë një foto në ora 19:30 minuta dhe ka dërguar foton në redaksi të portalit, për të treguar se vendimi i marrë nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Policinë e Stacionit të Podujevës nuk po respektohet.

E kjo nuk është hera e parë që ky vendim nuk është respektuar, pasi edhe ditëve tjera është vërejtur mosrespektimi i këtij vendimi.

Sipas këtij vendimi, dita e fundit kur do të jetë e hapur kjo shëtitore është data 30 gusht 2015./Llapi.info

komuna