Pjesë e përplasjeve të sotshme në mes të deputetëve të pozitës e opozitës që për pak sa nuk eskaluan edhe në përplasje fizike, në pamjet e siguruara nga kamerat televizive protagonist ishte dhe deputeti i VV-së nga Vushtrria, Besim Muzaqi, i cili pati një përplasje me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa.
Muzaqi para pak minutash ka reaguar përmes një postimi në Facebook të cilit i ka bashkangjitur edhe fotografinë e ish-liderit të PDK-së, dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me një deklaratë të këtij të fundit të para disa vitesh kur kërkohej të votohej Gjykata Speciale me deklaratën e Thaçit si në vijim :“Kush nuk e voton Gjykatën Speciale është kundër Pavarësisë së Kosovës”.
“Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.
Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin!” ka shkruar Muzaqi.
“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju !” ka shkruar në fund ai.