Sot Xhamia e Vjetër në Podujevë ka qenë e mbushur me të rinj e të moshuar, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit.
Përveç brenda xhamisë, edhe pse ishte moti me shi një pjesë e xhematit ishin në oborr, ku përfunduan faljen e Bajramit.
Faljen e Bajramit e ka bërë imami i kësaj xhamie, Imri Llugaliu, i cili në ligjëratën e tij uroi që kjo ditë të festohet në çdo sofër, uroi që të shtohet dashuria në mes veti duke e larguar urrejtjen.
Pas përfundimit të ceremonisë së Bajramit u shpërndan dhurata për fëmijët që prezantojnë në xhami./Llapi.info