Komuna e Podujevës e cila udhëhiqej nga kandidati i LDK-së, Agim Veliu parashihet që të shkojë në balotazh.
Në bazë të numërimit të mbi 95 përqind të votave nga KQZ, kandidati i LDK-së, Agim Veliu ka arritur të sigurojë 18 mijë e 267 vota apo në përqindje, 48.37%.
Ndërkohë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera ka mbledhur gjithsej 11 mijë e 326 vota apo në përqindje 29.99%,transmeton Llapi.info.
Kandidati i PDK-së, Hajredin Hyseni ka arritur që nga këto zgjedhje të mbledhë gjithsej 6 mijë 787 vota apo në përqindje 17 mijë e 97%.
Nga këto rezultatet LDK dhe VV, qojnë Podujevën në balotazh.