Më shumë se dy milionë besimtarë myslimanë raportohet të kenë udhëtuar për në vendin e shenjtë Mekë për të kryer ritualin e pelegrinazhit për këtë vit.
Meka është vendi më i shenjtë në botë për myslimanët. Sepse ndodhet Qabja e cila nga myslimanët nderohet si “Shtëpia e Zotit”.
Çdo vit besimtarët myslimanë ndjekin ritualin e pelegrinazhit drejt vendit të shenjtë.
Ndërtesa në formë kubi ndodhet në brendësi të Xhamisë së Madhe në Mekë dhe është e mbuluar me një perde të zezë.
Pelegrinët duhet t’i sillen Qabes shtatë herë.
Për shumë myslimanë, Haxhi është ceremonia më e rëndësishme fetare e jetës së tyre.