Mot shumë i nxehtë do të mbajë sot me temperatura që do të shkojnë deri në 37 gradë. Pasdite, në disa pjesë të vendit priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C. Do të fryjë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Përkeqësim i motit parashihet nga dita e diele, me rrebeshe shiu që do të zhvillohen në pjesë të vendit, derisa të hënën mund të ketë lokalisht stuhi me erë e breshër, sipas “Mendimi për motin”.

“Rrebeshet përgjatë vendit priten edhe ditën e martë. Temperaturat pësojnë rënie në 26C e 27C ditën e martë”, thuhet në njoftim.

Në pjesën e dytë të javës do të ketë më shumë diell.

“Temperaturat pas një rënie fillimisht, shënojnë rritje mbi 30C, e të dielen e ardhshme mund të kapin vlera prej 34C e 35C. Kushte relativisht më stabile mund të priten në javën e fundit të gushtit, megjithëse shfaqen pak sinjale për ndonjë rrebesh pasditor, në fillim më datat 26 e 27. Temperaturat maksimalet do jenë mbi mesatare, deri në 32C e 33C. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C”, thuhet në njoftim.