Një nxënëse e klasës së 10’të e Shkollës Ekonomike “Isa Boletini”, ka njoftuar se i është humbur kuleta brenda së cilës i kishte mbi 500 euro, shkruan Llapi.info.
Këto para ajo i kishte grumbulluar bashkë me nxënësit tjerë të klasës për të bërë pagesën e uniformave shkollore.
Ajo ka kërkuar nga të gjithë që në rast se hasin në kuletën në fjalë le ta dërgojnë në stacionin policor. Kjo edhe për shkak që rasti është lajmëruar në stacionin policor në Podujevë.
Kuleta e nxënëses në fjalë duket si në fotografitë mëposhtë;