Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënës 17-vjeçar në fshatin Ratkoc të Rahovecit, është arrestuar pasi që gjatë ditës së djeshme kishte shkuar me revole në shkollën “12 Maji”, ku vijon mësimet.

Lloji i pistoletës që mbante ai, ishte “Beretta”. Atij i është sekuestruar revolja si dhe një karikator me tre fishekë.