Aksidentet e shumta në fshatin Peran të Podujevës kanë shtyrë të rinjtë e Qendrës Rinore “Blue” në Podujevë që mbajnë një ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e shkollës “Ali Hadri” në Peran në mënyrë që të vetëdijësohen dhe të kenë kujdes të shtuar në komunikacion të cilët u pajisen me shenja vezulluese, shkruan Llapi.info

Drejtori i Qendrës Rinore Blue Gëzim Haliti tha se qëllimi i këtij aksioni është vetëdijesimi i fëmijëve që si të sillen në komunikacion me kujdes të shtuar pasi që në këtë fshat numri i aksidenteve është në rritje.

“Duke e parë rritjen e aksidenteve e sidomos me fatalitet në këtë fshat ne kemi ndërmarrë një aksion përmes të cilit kemi për qëllim ti mësojmë fëmijët se si të sillen në komunikacion. Në shpresojmë se përmes shenjave vezulluese shoferët do ti dallojnë fëmijët në rrugë dhe do të ngadalësojnë shpejtësinë”, tha ai.

Ligjerues ishte edhe Policia e Kosovës të cilët këshilluan fëmijët se si të sillen në komunikacion.

Ditë me parë në fshatin Peran humbi jetën një person si shkak i një aksidenti.