Nxënësit e fshatit Surdull të Podujevës nga e hëna sërish kanë ndërprerë mësimin për shkak se Komuna nuk ua ka siguruar ende transportin. Banorët thonë se Komuna u kishte premtuar se nga e hëna do të fillonte bartja me kombibus për nxënësit e këtij fshati, por kjo nuk ka ndodhur.
Naser Bajgora ka bërë përgjegjëse Drejtorinë e Arsimit për këtë vonesë. Sipas tij, zyrtarët komunalë do të duhej që t’ia paguanin dikujt prej banorëve vetëm naftën derisa t’i kryenin procedurat e tenderimit në mënyrë që nxënësit të mos e humbnin mësimin.
“Kombi nuk ka fillua me i bajtë nxënësit e fëmijët prej të hanës nuk kanë shkua në shkollë. Po thonë pa ardhë kombi nuk shkojmë”, ka thënë Naser Bajgora. “Shkova në komunë iu thash a e keni nënshkrua kontratën, thanë jo valla ban vaki deri të hanën. Ani iu thash pritni deri të hanën, veç luani herë këtë t’enjte herë n’atë enjte”. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).