Nxënës të Shkollës Teknike Profesionale “Fan Noli” në Podujevë, ditë më parë kanë punuar rafte për Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime QIRSKP, raporton Koha.net, përcjell Llapi.info.
Këtë iniciativë këta nxënës e kanë bërë në bashkëpunim më “GIZ” dhe me Shoqatën e Miqësisë Kosovare –Gjermane SHMKGJ.
Në pranim-dorëzimin e këtyre rafteve ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi i cili falënderoi nxënësit dhe organizatën ShMKGJ dhe “GIZ”, për këtë ndihmë të ofruar për klientët e QIRSKP.
“Një ndihmë e tillë jo vetëm sa kontribuon në përmirësimin e nevojave të kësaj qendre, por tregon se sa jemi të përkushtuar si shoqëri për t’u socializuar me këtë kategori të njerëzve”- ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Pas pranim-dorëzimit të raftave nxënësve llapjan u janë ndarë mirënjohje për këtë kontribut./Llapi.info.